Arrestohet i dashuri i polices që u vetëvra në Tiranë: Dyshohet se fshiu mesazhet…

487

Është vënë në pranga i dashuri i polices Aldorjana Loshi, e cila u vetëvra të Premten me armën e shërbimit.

Siç bën me dije Policia, ai akuzohet për “pengim të zbulimit të së vërtetës”. Kujtojmë se 21 vjeçarja u gjet e pajetë të Premten në banesën e saj në kryeqytet. Mësohet se ka qenë 28 vjeçari Endri Nika ai i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen, kjo pasi fshiu mesazhet me policen.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj”, thotë Policia për rastin.

Arrestimi i tij është kryer gjatë natës. Ndërkohë, sipas gazetarit të Klan News Besart Bajraktaraj ditën e djeshme, ai i ka telefonuar me dhjetëra herë 21 vjeçares, por ajo nuk i është përgjigjur.

/tvklan.al

Comments