Arrestohet i mituri nga Shkupi, i kapen rreth 200 pako me marihuanë

69
fresco

Më 27.02.2025, rreth orës 23:00, në komunën e Aerodromit në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup arrestuan një 17-vjeçar nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit te ai u gjetën dhe iu sekuestruan rreth 200 pako polietileni me marihuanë.

midle

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik për të mitur, me urdhër të të cilit i mituri u ndalua në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi penale në procedurë të përshpejtuar, sipas nenit 215 të Kodit Penal, dhe gjatë ditës së sotme ai do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake.

Comments