Arrestohet ish-drejtori i Burgut të Shutkës, Filip Andonov dhe zyrtarë të tjerë për krim të organizuar

84
fresco

Në orët e hershme të mëngjesit, policia kreu një aksion në Shkup, duke arrestuar disa persona, përfshirë ish-drejtorin e Burgut të Shkupit, Filip Andonov – Sokol, dhe bashkëpunëtorin e tij më të afërt, komandantin e burgut, Sasho Krstevski – Zverot.

Sipas informacioneve të para, ata janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal të përbërë nga ish dhe zyrtarë aktual të burgjeve, të dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, lehtësim të arratisjes dhe lirime të paligjshme të të burgosurve.

midle

Në kallëzimin penal kundër tyre përmenden vepra të rënda penale, përfshirë:

Shpërdorim i detyrës dhe autorizimeve zyrtare (neni 353)
Mundësim i arratisjes së personit të privuar nga liria (neni 372)
Lirim i kundërligjshëm i të burgosurve (neni 373)
Bashkëpunim në kryerjen e veprës penale (neni 22)
Hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe nëse ka pasur përfitime financiare nga veprimet e tyre. Ky operacion konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha ndaj sistemit të burgjeve në vitet e fundit.

Comments