Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj

252

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë.

Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës.

Ish-ministri po hetohet nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për “shpërdorim detyre”, lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

Më 18 mars 2024, SPAK-u njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, në paraburgim.

SPAK-u akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Comments