Arrestohet në Prishtinë një person për kanosje dhe lëndim trupor

313
fresco

midle

Prishtinë, 13 dhjetor – Dje rreth orës 14:00 nga hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën kanosje dhe lëndim trupor.

Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania, saktësisht në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, dje rreth orës 09:00, ku i dyshuari R.G, 35 vjeç, nuk i është bindur urdhrave të policisë gjatë një kontrolle rutinë, ndërsa ka kërcënuar zyrtarët policorë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij të tipit Golf 3, transmeton Koha.net.

Personi i dyshuar nga ana e policisë është arrestuar rreth orës 14:00, dhe derisa zyrtarët policor po kryenin detyrën e tyre zyrtare (kontrollimin e çantës së tij), i dyshuari ka sulmuar policët duke iu shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore, gjë kjo që për ta futur situatën nën kontroll ka detyruar zyrtarët policor të përdorin forcën proporcionale.

Pas arrestimit personit të dyshuar nga prokurori i Shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit, prej 48 orësh. Ndaj tij janë hapur rastet Kanosje dhe Lëndim trupor.

Comments