Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se e rrahu gruan veç pse shkoi te frizerja

Një burrë është arrestuar pasditen e së shtunës në Ferizaj. Ai dyshohet se kishte rrahur gruan me të cilën bashkëjeton.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se i dyshuari edhe e kishte kanosur viktimën pas një mosmarrëveshjeje.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi.
Klan Kosova raporton se ngjarja ka ndodhur pasi viktima (gruaja) kishte shkuar në një sallon bukurie për t’i rregulluar flokët dhe i dyshuari në shenje revolte kishte eskaluar në sjellje, duke e kërcënuar dhe rrahur.