Më datë 13.11.2024 në ora 16:15 në afërsi të fshatit Bogorodicë, zyrtarët policorë të stacionit policor për mbikëqyrje dhe kontrolle kufitare, kanë privuar nga liria U.H (61) nga Kosova. Në veturën “Fiat Doblo” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, gjatë kontrollit janë gjetur 10 emigrantë nga Siria. Emigrantët dhe automjeti janë transportuar në qendrën pranuese-transitore “Vinojug” për procedurë të mëtejshme. Ndërkohë 61 vjeçari U.H. është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës.