Arrestohet pasagjeri i një taksie, iu gjeten 3 mijë euro të falsifikuara

Një person është arrestuar pasi dyshohet për falsifikim parash.
Policia tha se i dyshuari u arrestuar vetëm pak minuta pasi kanë pranuar informatën se i njëjti ka tentuar të kryente një pagesë me para të falsifikuara.

“Në momentin e arrestimit personi i dyshuar ishte në një taksi (pasagjer), ku dhe ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara ( rreth 3000 euro që ishin kartmonedha 200 prej eurosh), të cilat janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej, policia tha se ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.