Arrestohet shoferi nga Gostivari për vozitje me shpejtësi prej 173 km/h në zonë me kufizim 80 km/h”

Më datë 30.03.2025, ora 14:55. në magjistralen Gostivar-Tetovë, në pikën e pagesës rrugore Gostivar, zyrtarë policorë nga NjP për siguri në komunikacionin rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin Z.S. (29) nga fshati Vrutok i Gostivarit. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve “golf” me shpejtësi 173 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë.

Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal nga neni 297a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.