Arrestohet shtetasi nga Brazili: Në stomak i janë gjetur më shumë se 60 pako me kokainë
Një e re braziliane është arrestuar në Maltë pasi iu gjetën në stomak më shumë se 60 pako kokainë. Tainara Fernandes (22) u arrestua të dielën në aeroportin ndërkombëtar në Maltë dhe në stomakun e saj u gjetën 66 pako me drogë.
Ajo është e punësuar në Qendrën për Punë Sociale në rajonin Goias të Brazilit.
Sipas mediave vendase, Tainara punonte si konsulente dhe autoritetet vendase shkruajnë se ajo është shkarkuar më 1 nëntor dhe se “ajo prej ditësh nuk është përfshirë në shërbimet e qytetit”. Para arrestimit, Tainara postoi video në rrjetet sociale duke festuar udhëtimin e tij në Barcelonë.
Ajo gjithashtu ngarkoi video të saj duke shëtitur nëpër qytetin spanjoll, i cili çdo vit tërheq miliona turistë, raporton G1.
Pas Barcelonës, Tainara shkon në Maltë më 10 nëntor. Kur ajo ka zbritur rreth orës 11, asaj i janë afruar disa policë të cilët kanë vërejtur se ajo “sillej në mënyrë të dyshimtë”, transmeton Telegrafi.
Policia tha se brazilianja ka tentuar të ikë kur ka parë rojet e sigurisë që po i afroheshin, por ata e kanë mposhtur menjëherë dhe e kanë ndaluar.
Më pas e çuan për një radiografi dhe zbuluan se ajo fshihte pako të shumta plot me drogë në zorrët e saj, si dhe në pjesë të tjera të trupit.
Vajza u dërgua menjëherë në spital, ku u konstatua se kishte rreth një kilogram kokainë.