Arrihet marrëveshja, Hansi Flick nënshkruan me Barcelonën
Skuadra e Barcelonës ka gjetur menjëherë trajnerin e ri pas shkarkimit të Xavit.
Siç raporton gazeta gjermane BILD.de, trajneri Hansi Flick do të jetë pasardhësi i Xavit në stolin e klubit katalunas, shkruan Indeksonline
Flick pritet të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me Barcelonën deri në vitin 2026.
Kujtojmë që së fundmi, Hansi Flick ishte trajner i Kombëtares së Gjermanisë, por që u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta./Indeksonline/