“Arritëm ti kthejnë 3/4 e pozicioneve” -Aziri pyet Mickoskin: Ku i more dhe kujt ia ktheve

127

Gjuha shqipe, largimi i shqiptarëve nga puna, pezullimi i punësimeve në baza etnike, ishin disa nga temat për të cilat foli në Daily Click, deputeti i Frontit Europian, Elmi Aziri. Ai tha se, balanseri është instrument për të realizuar përfaqësimin e drejt dhe adekuat që siç tha, ligji për këtë të fundit dhe balanseri, janë plotësuese të njëra-tjetrës.

Aziri tutje deklaroi se, jane te gatshëm të bashkëpunojnë me VLEN në drejtimin për përgatitjen e një ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat, ndërkohë që tha se programi i VMRO-së po zbatohet duke përmendur deklaratën e kryeministrit se “Arritëm t’i kthejmë 3/4 e pozicioneve”. Aziri pyeti se “Ku i more dhe kujt ia ktheve”.

“Programi i VMRO-së po realizohet. Kryeministri i vendit Mickoski, ka deklaruar pas zgjedhjeve se “Arritëm t’i kthejmë 3/4 e pozicioneve”. Prej kujt i more dhe kujt ia ktheve. Nuk do mend se janë marrë prej shqiptarëve dhe janë kthy te maqedonët. Nuk e them unë, ai e ka thënë. Nëse ky është programi qeveritar, faleminderit shukë se ne nuk e dojmë. Nëse kjo është ajo që mund të mburret dikush, mendoj se e ka gabim”, tha Elmi Aziri

Comments