Këtë verë, prioritet i Arsenalit në afatin kalimtar nuk ka qenë qendra e mbrojtjes. Ata vëmendje më të madhe i kushtuan repartit të mesfushës i cili filloi me nënshkrimin e Granit Xhakës, nga Borussia Monchengladbach .
Por, situata ka ndryshuar dhe tani vetëm dy javë para sezonit në Premier League, Arsenal ka një problem për të zgjidhur. Lëndim i Mertesacker në gju po i kushton shumë skuadrës së angleze. Kjo është arsyeja pse Arsene Wenger tani është duke u përpjekur për të gjetur zëvendësues, për të nënshkruar sa më shpejtë me një mbrojtës.
Arsenal iu ka afruar Shkodran Mustafit dhe janë të gatshëm të paguajnë 21 milionë euro për çmimin e mbrojtësi shqiptar. Mustafi, cilësohet si futbollist i shpejtë dhe i zgjuar. Nëse Mustafi arrin një marrëveshje të mundshme me Arsenalin, do të bëhej bashkëlojtar me Granit Xhaken i cili tashmë më veç ka nisur fazën përgatitore me “Topçinjtë”./ Teleskopi.net /
Posti i meparshem