Artan Grubi tërhiqet nga politika

51

Dy ditë pas u vendos në listën e zezë të SHBA-së, Artan Grubi, ish zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut nga radhët e BDI-së, ka njoftuar se ka vendosur që të tërhiqet nga politika dhe jeta publike.
Ai këtë njoftim e ka bërë përmes rrjeteve sociale.

“Edhe pse vendimi thotë që ky nuk është për të dënuar, por për të nxitur përmirësim të sjelljes, unë, përpara Zotit, familjes dhe miqve jam i pastër si loti, por me synimin për të zbardhur të vërtetën, të cilën shumë prej jush e shoh që tashmë e dini, dhe për të mos qenë barrë politike, kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar Kryetarin Ahmeti qysh ditën e parë”, ka shkruar Grubi në rrjetin Social Facebook.

Dorëheqja vjen pasi Prokuroria Publike nisi hetimet ndaj Grubit dhe pas deklaratës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka theksuar se vendimi për tërheqje i takon vet Grubit.

Comments