As Foda se këndell Kosovën, Rumania bën ”ligjin” në ”Fadil Vokrri”
Kosova nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Ligës së Kombeve.
Edhe pse ndryshuan trajner, në ndeshjen e parë zyrtare të drejtuar nga Franco Foda, ”Dardanët” pësuan humbje shokuese nga Rumanianë stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Dennis Man hapi serin e golave, duke shënuar në minutën e 40-të.
Me të filuar pjesa e dytë, gjyqtari akordoi penallti për Rumaninë, ku nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Razvan Marin, në minutën e 50-të.
Golin e sigurisë e shënoi Denis Dragus, në minutën e 82-të.
Nga minuta e 85-të, ”Dardanët” mbeten me një lojtar më pak, pasi Mërgim Vojvoda u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon pas tre ditëve në udhëtim ndaj Qipros./IndeksOnline/