Asfaltohet rruga “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë

525

 

Komuna e Tetovës duket dukshëm që i ka kushtuar mjaftë vëmendje investimeve kapitale në infrastrukturë. Kryetarja e Komunës Teuta Arifi sot është ndalur për inspektimin e rrugës “Vëllezërit Miladinov” një rrugë me mjaftë peshë për qytetarët dhe banorët e kësaj lagje.

Ajo në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar :

Në vazhdën e planit dinamik të asfaltimit të infrastrukturës rrugore, sot isha në inspektimin e punimeve në rrugën “Vëllezërit Miladinov”. Rruga në fjalë ishte në gjendje jo të mirë për sa i takon cilësisë, gjë që paraqiste një vështirsi të madhe për banorët e kësaj lagje, por edhe për trafikun e makinave. I japim fund rrugëve të shkatruara. Do të vazhdojmë edhe më tej me asfaltimin e infrastrukturës rrugore, do të përkthejmë çdo taksë të qytetarit në investime. Duke menaxhuar me financat modeste të komunës me përgjegjshmërinë më të madhe.    #PunaMbiFjalët

Comments