ASH-AA: Vaksinimi i popullatës, dështim total

278

Koalicioni ASH-AAA akuzon se vaksinimi I popullatës ëhtsë një dështim total. Sipas opozitës shqiptare, është e papranueshme që të mbyllen për tre ditë pikave të vaksinimit në vend dhe qytetarët të detyrohen të shkojnë në vendet fqinje.

“Jo vetëm kjo qendër por edhe shumë të tjera në RMV gjatë vikendit ishin të mbyllura. Për ne si koalicion kjo paraqet një hap të gabuar, amator dhe shumë të rrezikshëm. Ky hap i pamatur i Ministrisë së Shëndetësisë detyroi shtetasit tanë të vaksinohen në shtete e rajonit, duke harxhuar mjete dhe kohë edhe përkundër që i paguajnë kontribute shtetit të tyre amë. Për ne kjo ëhstë turp dhe rast pa p[recedan. Deri në mars të këtij viti, në Serbi janë vaksinuar 15 mijë shtetas të RMV-së, nuk kemi të dhëna nga shtetet e tjera. Nga të dhënat e organizatave relevante botërore, Maqedonia e Veriut radhitet në top 10 shtetet me numër më të vogël të të vaksinuarve.”, tha Bekim Tateshi, nga koalicioni ASH-AAA.

Comments