Asnjë shqiptar në krye të agjencisë së intelegjencës!

198

Ivana Stojanovska është emruar zëvendës drejtoreshe e Agjencionit për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, duke u promovuar si kuadër profesional dhe i pavarur. Ky ka qenë edhe një nga trumbetimet e presidentes Gordana Siljanovska dhe shefit të saj partiak, Hristijan Mickoski, tanimë kryeministër i vendit. Por në realitet duket krejtësisht e kundërta. Stojanovska në disa fotografi shifet e afërt me Mickoskin dhe anëtarë të VMRO-DPMNE-së, ndërsa burime tona thonë se ajo një kohë të gjatë është edhe anëtare dhe aktiviste e partisë në pushtet.

Emërimi i saj dhe i drejtoreshës, Gabriela Jakovleva, erdhi pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm Erolld Musliu, duke e lënë udhëheqësinë e agjencionit pa asnjë shqiptar.

Mirëpo, sipas te punësuarve shqiptarë brenda AZ-së, Ivana Stojanovska, nuk i plotëson kriteret ligjore për këtë pozitë, sepse ajo nuk i ka 10 vite përvojë pune në sferën e sigurisë, por 7.5 vite. Presidentja me këtë emërim ka thyer rëndë ligjin e Agjencionit të zbulimit dhe pas shume vitesh kjo Agjenci mbetet pa shqiptar në kreun e saj.

Pas shumë vitesh, Agjencioni i zbulimit në 6 pozitat më të larta të saj nuk ka asnjë shqiptarë, duke mos pasqyruar karakterin multietnik të shtetit dhe 70 të punësuarit shqiptarë brenda AZ-në kanë shprehur pakënaqësi të madhe për situatën e krijuar në këtë institucion.

Comments