Automjetet me kamera të mençura të MPB-së do të gjobisin nëpër rrugë

Përveç kamerave fikse në rrugë që do të regjistrojnë shkeljet nga shoferët, do të ketë edhe automjete të pajisura me kamera të mençura. Këtë e ka zbuluar ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toskovski. Kjo do të thotë se këto automjete do të qarkullojnë nëpër rrugë dhe do të regjistrojnë edhe parkimet e gabuara të automjeteve.

„Pjesë e implementimit të ‘Safe City’ do të jenë edhe automjetet të pajisura me kamera të mençura. Gjatë lëvizjes në rrugë, ato do të identifikojnë të gjitha automjetet e parkuara gabimisht dhe menjëherë do të nisin procesin e gjobitjes“, tha Toskovski.
Ai shtoi se janë duke punuar në shumë projekte përveç implementimit të „Safe City“.