Bajrami e quan “gënjeshtar” Kurtin, për humbjet e ndërmarrjeve publike
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin Kurti, duke e demantuar për një deklaratë që ky i fundit bëri në një tubim në Podujevë.
Përmes një video-adresimi, Bajrami u shpreh se është gënjeshtër që ndërmarrjet publike qendrore kanë operuar me humbje para se të vinte ai në pushtet.
Konkretisht, [Kurti] paska përmend vitet 2016-2019, dhe paska thënë që humbja akumulative e këtyre ndërmarrjeve paska qenë 59 milionë euro. Ndërkohë, sipas tij, pas ardhjes së LVV-së në pushtet, në vitet 2021-2023, këto 17 ndërmarrje publike qendrore paskan gjeneruar fitim prej 139 milionë euro. Sinqerisht, nuk e di se si kryeministri në ikje jep deklarata dhe shifra të tilla kur e di që ne jemi këtej pari dhe i lexojmë raportet”, u shpreh Bajrami.
Ajo i quajti “propagandë”, këto deklarime.