“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”

61

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovcit i cili shkroi se “Hykmetes iu patën avullu 2.1 milionë euro sa ke ministre e financave, por tash po zbulohet që iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se Bajqinovci po rren e po shpif, shkruan lajmi.net.

Bajrami ka thënë se për katër vite kjo Qeveri nuk ka asnjë projekt, “por ka skandale e korrupsion me bollëk prej tregtisë me energji, rezervave sekrete e deri te grantet me familjarë, andaj po detyroheni me shpifë”.

Ajo ka shtuar se deputeti Bajqinovci është shpifës dhe frikacak e që sipas saj ai nuk po guxon të përballet me të në Kuvend.

“Të gjithë e dinë dhe është lehtë e gjurmushme që për grurin që po flet është rast i vitit 2019 në kohën kur unë s’kam qenë Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, kam qenë deputete në opozitë, por pse ti s’po thu emrin e përgjegjësit e po me bën mua ”përgjegjëse” për rastin besoj e din ti dhe ata që të kanë detyru me bë këtë. Për rastin e Thesarit pavarësisht që me keni etiketu, hajnat janë në burg, një pjesë e parave janë kthy në Thesar, ndërsa drejtori i Thesarit me votën tënde është Guvernator në BQK, pikërisht aty ku ruhet krejt buxheti i Kosovës, andaj mjaft shpife”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka thënë se kjo Qeveri tash e katër vite po mundohen të gjejnë diçka nga qeverisja e saj, por që sipas saj është “kot”.
“Unë flas ballëhapur sepse e di qysh kam punu. Sot e 100 vjet s’keni me gjet asgjë. Po të kishe fytyrë kish tregu a erdh vaji e gruri i kohës suaj, që po e mbani sekret. Deklarohu për grantet në bujqësi, a ke ti ndonjë familjar që po merret me bujqësinë apo veç Fitorja?”, ka shtuar mes tjerash Bajrami.

Comments