Bajrami, Muratit: Po na përqeshë përditësimin e programit duke garuar në zgjedhje pa program
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit përditësimet në program nga LDK-ja.
Në një postim në Facebook, Bajrami iu kundërpërgjigj Muratit duke thënë se ai e ka përjetuar rëndë pjesëmarrjen masive të qytetarëve në tubimin e LDK-së në Gjakovë.
Deputetja Bajrami kujtoi se qeveria aktuale ka hyrë në zgjedhje pa një program konkret dhe ka bërë ndryshime në raportet e auditimit pas publikimit të tyre.
Reagimi i plotë:
Hekurani, e paska përjetu rëndë tubimin e LDK-së në Gjakovë. Edhe të kuptojmë se ke pasë mendu që në vitin 2025 përseritet historia e vitit 2021. Jo zotri, ke qeverisë 4 vjet, nuk e ke asnjë sukses.
Ani kush po na përqeshë që po e përditësojmë programin, ai i cili po garon në zgjedhje pa program, ai i cili e pat përditësu raportin e auditimit, pas publikimit.
Qysh mbet premtimi i Albinit për rrugën Prizren – Tetovë, a po e ndërtoni edhe njëherë?