Bajrami: Nuk kemi asnjë projekt të madh që Qeveria Kurti me 12 miliardë buxhet do t’ia lë trashëgimi këtij vendi
Kandidatja e LDK’së për deputete, Hykmete Bajrami ka folur lidhur me projektet e Qeverisë Kurti.
Ajo tha se Qeveria Kurti nuk do t’ia lë asnjë projekt trashëgimi Kosovës.
”Nuk e kemi asnjë projekt të madh që ka përfundu dhe të cilin Qeveria Kurti me 12 miliardë buxhet dhe me 51 për qind të votave në kuvend do t’ia lë trashëgimi këtij vendi”, u shpreh ajo në T7.
Këta njihen për urën e Saradranit të cilën ka dalë Kurti dhe e ka pre shiritin dhe njihen për urën e Badocit që është 34 metra që zgjati plot dy vite për me ndërtu, ka shtuar ajo./Indeksonline/