Bajrami optimist për një rezultat pozitiv ndaj Anglisë

67
fresco

Kombëtarja shqiptare e Futbollit ka vijuar paraditen e të martës (18 mars) me stërvitjen e radhës në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të Grupit K për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë të premten e 21 marsit luajnë në Londër kundër Anglisë, ndërsa tri ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra.

Pas stërvitjes së sotme, dy mesfushorët Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami folën për mediat.

Nedim Bajrami i Rangers-ave është mësuar me futbollin fizik në ishull dhe paralajmëron një lojë të ngjashme nga “Tre luanët”. Fantazisti kërkon që të mësojnë nga gabimet e së shkuarës.

Anglia? Te Rangers kam gjashtë muaj të mira, këtë kohë nuk kam marrë shumë minuta, por jam i gatshëm. Unë luaj në krah dhe në mesin e fushës, ku të dojë Sylvinho unë jam gati për të dhënë më të mirën.

midle

Humbja 5-0 e katër vjetëve më parë, ju në fushë – Po, duhet ta përgatisim ndryshe këtë ndeshje. Kemi një kundërshtar me cilësi.

Eliminimi i Fenerbahces – Kemi fituar vetbesim te Rangers, me këtë kam ardhur edhe në Kombëtare.

E përballon Shqipëria fizikisht Anglinë? Jemi gati, afrimi i Brojës na kompleton. Anglia luan në atë mënyrë. Unë do jap maksimumin, si gjithë djemtë.

Mësim nga Liga e Kombeve? Kompeticionet janë ndryshe, të mësojmë nga gabimet dhe të jemi gati për Anglinë”, tha Nedim Bajrami.

Kombëtarja kuqezi do ta vijojë sërish sot në orën 16:00 një tjetër stërvitje, ndërsa nesër bëhet nisja drejt Londrës. Në gjashtë takimet kundër Anglisë në histori, Kombëtarja ka marrë po kaq humbje.

Comments