Bajrami: Politikat e qeverisë i kanë futur qytetarët në borxhe

95

Hykmete Bajrami, deputete dhe kandidate edhe për një mandat nga LDK, i ka komentuar deklaratat e ministrit Hekuran Murati, i cili para qytetarëve të Gjakovës ka thënë se rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti, teksa është krenuar se qeveria e tij nuk po e bën të njëjtën gjë.

Por, Bajrami ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas saj Qeveria ka vazhduar të marrë borxh “përveç në rastet kur nuk i kishin 80 vota”.

“Qeveria nuk ka ndërtuar asgjë me paratë e marra borxh, sepse nuk ka pasur investime kapitale; as autostrada, as spitale, as shkolla, asgjë. Pra në vend se Qeveria të marrin borxhe për zhvillim, falë rritjes enorme të çmimeve kanë marrë më shumë para nga qytetarët, duke i varfëruar ata”, ka shkruar ajo.

Sipas Bajramit, janë politikat e qeverisë ato që i kanë futur qytetarët në borxhe.

“Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë në banka në fund të dhjetorit 2024 kanë arritur shumën pre 5.668 miliardë euro. Vetëm në vitin 2024 janë shtuar 768 milionë euro kredi të reja. Pra, në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë për qytetarët. Sot, qytetarët janë ata që po marrin borxh për të mbijetuar, derisa qeveria merr me shumë tatime e taksa falë çmimeve të rritura”, ka shkruar ish-ministrja në Facebook.

Comments