Ballistët paralajmërojnë protesta: Bilall Kasami nuk mban premtimin për ndërtimin e stadiumit

109
fresco

Ballistët kanë paralajmëruar protesta, pasi pretendojnë se kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nuk mban premtimin për ndërtimin e stadiumit, transmeton SHENJA.

midle

“Pasi montuam skele jashta stadiumit për të mbështetur Shkëndijën, ministria e punëve të brendshme dhe inspektoriati komunal na detyroi ti largojmë në të kundërtën do të arrestoheshim, dhe për ndërrmarjen që i montoi skelet do të pasonte dënim i madh. Inspektoriati komunal si duket nuk ka punë tjera më të rëndësishme por merret me Ballistët, urdhëri paska ardhur në instanca edhe më të larta.
Komunës së Tetovës dhe kryetarit të saj i bëjmë APEL !!!
Pasi ishim dëshmitarë në zotimin tuaj se do ta ndërtoni stadiumin, stadiumi nuk ndërtohet me 3 punëtorë dhe dy kamionë, protestat kundër jush janë opsion i mirë nga i gjithë qyteti, dhe protestat tona dihen se nuk janë të qeta !!!” thuhet në reagimin e Ballistëve.

Comments