“Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Evropa e plotë”, tema me të cilën filloi Forumi i Prespës

302

Ka filluar Forumi i Prespës për Dialog me temë: “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Evropa e plotë”. Përfaqësuesi special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer gjatë fjalimit të tij tha se vizioni i ShBA-së është Ballkani Perëndimor.

“Ky vizion i përbashkët është vizioni ynë. Nuk duhet ta rrezikojmë këtë qëllim. Duhet të ushtrojmë presion të brendshëm te liderët e rajonit që të realizojnë potencialet e tyre”, deklaroi Mathew Palmer, përfaqësues special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Më pas zëvendës ndihmës Sekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Matthew A. Palmer, tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Europian për të mos nisur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga Forumi i Prespës për Dialog, diplomati amerikan tha se BE gjithashtu duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Për të realizuar potencialin e plotë të këtij rajoni, liderët duhet të bëjmë më tepër se premtime, duhet të marrin masa dhe të zgjidhin çështjet politike brenda dhe jashtë vendit, të fuqizojnë demokracitë multietnike dhe sistemet e drejtësisë dhe të lëvizin drejt të ardhmes. Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha Palmer në fjalën e tij.

Comments