Bashkë me Netanyahu në plazh, Trump publikoi video montazh për vizionin e tij për Gazën

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, presidentit i SHBA-ve, Donald Trump, ka shpërndarë një video të pazakontë, të krijuar nga inteligjenca artificiale (AI), e ku përshkruhet vizioni i tij për Gazën.
Në video fillimisht shihen pamjet që tregojnë Gazën e shkatërruar nga lufta, ndërsa më pas shihet shndërrimi në një vend me ndërtesa të larta, hotele, dyqane, kafene dhe plazhe.
Në pamje gjithashtu shihet Elon Musk, por edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili qëndron në plazh bashkë me Trump.

Video ka ngjallur reagime të shumta.
Trump sugjeroi në fillim të këtij muaji që palestinezët të zhvendoseshin përgjithmonë jashtë Gazës, kryesisht në vendet arabe, ndërkaq propozoi që SHBA-të të marrin përsipër rindërtimin e zonës. Turiqa, Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qatar-i dhe Liga Arabe, si dhe Autoriteti Palestinez, tashmë e kanë hedhur poshtë idenë e zhvendosjes së banorëve të Gazës në vende të tjera.