Bashkëpunimi ndërkufitar me Greqinë, realizohen 40 projekte

359

Zyra e vetme për komunikim të ndërsjellët në programin “Interreg-IPA bashkëpunimi ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë” për programin e periudhës programore 2014-2020, ndryshe e quajtur edhe si zyra e antenës të sekretariatit të përbashkët, paralajmëron manifestimin solemn për ditën e bashkëpunimit evropian më 21 shtator, me të ftuar nga nivelet më të larta shtetërore dhe partnerë nga Greqia.

Adnan Emini përfaqësues nga kjo zyrë deklaroi se ky manifestim synon të pasqyrojë arritjet dhe rezultatet e këtij bashkëpunimi rajonal ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

“Manifestimi solemn ka më tepër të japë shpjegim rreth arritjeve dhe rezultatet nga bashkëpunimi rajonal ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë e cila në realitet përfshin 4 rajonet e zhvillimit, ajo Juglindore, Vardarit, Pellagonisë dhe jugperëndimore ku të gjitha institucionet, organizatat joqeveritare, agjensionet shtetërore, organizatat publike janë pjesëmarrës në 40 projektet e përbashkëta në partneritet me projektet nga ana greke ku bashkërisht i implementojmë në këtë bashkëpunim rajonal”, tha Emini.

Ai më tej shtoi se programi ka të bëjë me 40 projekte që janë duke u zbatuar dhe 10 të cilat janë në thirrjen e dytë si dhe ata kanë në përdorim 45 milion euro, prej të cilave 39 milion euro janë të IPA fondeve të unionit Evropian, të dedikuara për nevojat e qytetarëve në rajonet ndërkufitare.

“Programi Interreg IPA , bashkëpunimi ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë” bashkëfinansohet nga Unioni Evropian me 85% nga financat e përgjithshme dhe 15 % nga fondet nacionale të shteteve pjesëmarrëse në program.

Comments