BDI dhe VLEN ashpërsojnë retorikën: BDI me akuza për Mexhitin, VLEN me akuza për Osmanin

65
fresco

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe koalicioni VLEN kanë ashpërsuar retorikën me akuza të ndërsjella. Nga BDI thonë se Inspektorati për Administratë ka konfirmuar keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e ministrit Izet Mexhiti dhe kabinetit të tij në Ministrinë për Mjedis jetësor dhe Planifikim hapësinor.

“Burime të besueshme nga brenda Ministrisë së Mjedisit raportojnë se shefi i kabinetit të Mexhitit ka qenë figura kyçe në skemën e kushtëzimeve dhe ryshfeteve, duke ushtruar presion ndaj kompanive dhe qytetarëve për çdo shërbim administrativ. Nga licencat dhe lejet mjedisore deri te procedurat e zakonshme burokratike, asgjë nuk kalonte pa miratimin e tij dhe skemave korruptive të drejtuara nga kabineti i Mexhitit”, thonë nga BDI.

midle

Ndërkaq, nga VLEN duke e komentuar nismën e BDI-së për veting brenda partisë, kërkojnë që veting të bëhet për Bujar Osmanin.

“Lënda e ngritur nga PSP kundër tij përfundoi në mënyrë misterioze pa proces gjyqësor! Kush ishin ata që e mbrojtën dhe pse institucionet heshtin? Kush e ndihmoi të shpëtojë nga akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të funksionit? Kujt i detyrohet Bujar Osmani për lirinë e tij, këtë duhet ta sqarojë BDI. BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë nepotizmin e Bujar Osmanit.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kuadrot nuk u përzgjodhën sipas kritereve profesionale, por sipas lidhjeve personale me Bujar Osmanin dhe shokun e tij, Artan Grubin. Janë punësuar miq, të afërm dhe shokë, e jo kuadro të afta dhe të kualifikuara. BDI, në vetingun e saj, le të hetojë edhe tenderët që Bujar Osmani i dha për firmat partiake. Ministria e Punëve të Jashtme u shndërrua në një qendër korrupsioni, ku u dhanë tenderë miliona eurosh për firma të afërta me BDI-në. Firmat e kolegëve të tij partiakë morën tenderë me shuma milionëshe për ngjarje që zgjatën vetëm një ose dy ditë. Është e rëndësishme që BDI të zbulojë se ku përfunduan ato para”, thonë mes tjerash nga VLEN.

Comments