BDI-ja e Ali Ahmetit nën kërcënimin e vazhdueshëm të LSDM-së?

239

Situata politike në Maqedoni është mjaft delikate dhe duket se arsyeja është pikërisht vështirësia për krijimin e nje koalicioni qeverisës,

VMRO-DPMNE-ja është partia fituese e zgjedhjeve me 51 deputetë, ndërsa LSDM-ja, partia opozitare e Zaev, ka fituar 49 deputetë. Para zhvillimit të zgjedhjeve, të gjitha partitë politike konsideronin si një “marrëveshje” të pashkruar koalicionin midis partisë fituese mes popullsisë maqedonase dhe asaj fituese mes popullsisë shqiptare. Por vihet re që kjo gjë nuk po ndodh.

Partia fituese mes atyre shqiptare është BDI-ja me 10 deputetë. Kjo e fundit ka pasur negociata të gjata dhe jo të frytshëm me partinë fituese maqedonase VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE u ngarkua fillimisht nga presidenti për të formuar qeverinë e re, por dështoi. Më pas presidenti Ivanov vuri si kusht për dhënie të mandatit partisë që do mbledh 61 firma nga deputet e zgjedhur.

Dhe si rrjedhojë, pyetjet që lindin janë: a ka ndërmend BDI-ja të bëjë koalicion me LSDM? Nëse po, BDI-ja do të bëjë këtë koalicion sepse mendon që LSDM-ja do të bëjë më shumë lëshime apo sepse Ali Ahmeti, kreu i BDI-së, është kërcënuar nga LSDM-ja?

Këtë pyetje e shtrojmë pasi nën sipërfaqen e “lojërave të koalicionit” ka hamendësime e kërcënime, kryesisht kundër Ali Ahmetit. Kryetari i BDI-së ka thënë se do t’i kërkojë LSDM-së një ofertë me shkrim që do të përfshijë të gjithë atë ç’ka kërkon për të bërë koalicionin qeverisës.

Gjatë një deklarate Pavle Bogoevski, deputet i LSDM-së, kërcënoi hapur drejtuesin e BDI-së dhe personalisht Ali Ahmetin.

Kryesia e LSDM-së pretendon se Zoti Ahmeti dhe BDI-ja duhet t’i luten LSDM-së për të hyrë në koalicion, por nëse kjo nuk ndodh atëherë mund të ndërhyjë për kërcënime tek Kryeprokurori, i cili është i afërt me LSDM dhe me kryetarin Zoran Zaev.

“A e di Ahmeti se nuk ka llogari politike që mund të mbrojë një anëtar të BDI-së nga një hetim i mundshëm i Prokurorisë?” është shprehur Bogoevski, në profilin e tij në Facebook.

“Jo vetëm Ahmeti, por e gjithë kryesia e BDI-së nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë morale, politike dhe kriminale që do të kishin,” vazhdon Bogoevski, duke kërcënuar Ahmetin që akoma nuk i përgjigje to ftesës së LSDM-së për të krijuar një koalicion të qeverisë.

Reagimi i Bogoevskit nuk mund të është i rastësishëm; ai ka qënë në krye të protestave vite më parë në Shkup, protesta të quajtura artificialisht “revolucioni i ngjyrosur”, u pagua nga Soros dhe vazhdon të punojë për organizatat jofitimprurëse të Sorosit në Maqedoni.

Në këtë mënyrë mesazhi i Bogoevski për Ahmetin është pikërisht një mesazh nga ana e Zaev dhe e Sorosit, që do të thotë: “ose na u përgjëro për tu futur në koalicion ose do të jesh në hetim nga Prokuroria. Nuk ka rëndësi nëse je fajtor apo jo, nëse ke gabuar apo jo, prokuroria do të të hetojë, vetëm sepse kështu themi ne.”

“A e di Ahmeti që e vetmja arsye për të cilën është i vendosur në qëndër të vëmendjes është sepse Maqedonia ka nevojë për parlamentarët e BDI-së dhe jo sepse beson njeri në aftësinë e tij demokratike? Tashmë ka ardhur koha që ai të kërkojë për një mundësi të re, dhe nuk jemi ne që kërkojmë ndihmë!” shkruan Bogoevski.

Ashtu si në ditët e errëta të regjimit të Titos, që hetonte si shqiptarë ashtu edhe maqedonas vetëm sepse ishin kundër regjimit.

Analistët politik nënvizojnë se bëhet fjalë për një kërcënim të vërtetë, të ndryrë dhe të pa denjë nga ana e LSDM-së dhe që vetëm BDI mund të vendosë nëse do të pranojë kërcënimin.

Kur kriza politike ishte në fillimet e saj, LSDM-ja ka nxjerrë përgjime telefonike të anëtarëve nga ana e VMRO-DPMNE, por edhe nga ato të anëtarëve të BDI-së. Nga ana tjetër janë publikuar në rrjetet sociale bashkëbisedime telefonike private të anëtarëve të BDI-së.  Dhe i vetmi që i kishte këto regjistrime dhe që vetë e ka pranuar publikisht që i kishte, ishte pikërisht kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Askush nuk ka të drejtë të bëjë tregti me dinjitetin shqiptar. Unë nuk do të lejoj që kjo të ndodhë.- është shprehur Ali Ahmeti.

Në zgjedhjet e dhjetorit BDI-ja ka marrë 86.000 vota dhe akoma publiku maqedonas si dhe ai i rajonit po presin që Ahmeti të marrë një vendim për të parë nëse do të jetë një lëvizje e matur dhe inteligjente ashtu si  pretendon të bëjë, apo nëse do t’i përulet kërcënimeve të LSDM-së duke kërkuar mëshirë, ashtu si pretendon Bogoevski.

Comments