BDI reagon kundër VLEN-it për gjuhën shqipe

52
fresco

Nga BDI thonë se qeveria dhe ministritë nuk po respektojnë përdorimin e gjuhës shqipe. Sipas tyre, po bëhet shkelje e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën shqipe në Ministrinë e Energjetikës, të Transportit, të Punëve të Brendshme dhe në institucione të tjera përbën jo vetëm shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe përjashtim të qëllimshëm të qytetarëve shqiptarë nga qasja në informatat publike. Në disa raste, janë ruajtur vetëm formatet e vjetra në gjuhën shqipe, të mbetura nga qeveria paraprake, por përmbajtjet konkrete, dokumentet dhe informacionet kryesore figurojnë ekskluzivisht në maqedonisht”, thonë nga BDI.

midle

Nga BDI kërkojnë që të reagojë edhe koalicioni shqiptar në qeveri.

“Ndërsa ndodhin këto procese të rënda, partnerët shqiptarë në qeveri janë zhytur në grindje të brendshme për kryetar të LEN-it edhe pse secili me nga më pak se 1% mbështetje te qytetarët, dhe heshtin përballë kësaj goditjeje ndaj të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Me këtë heshtje, ata jo vetëm që e legjitimojnë këtë qasje, por janë bërë pjesë e problemit”, shtojnë nga BDI.

Comments