Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama i jep “kartonin e kuq” Ziadin Selës. Në takimin e bërë sot në Shkup mes Kryeministrit Shqiptar z.Edit Rama dhe Kryetarit të “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Selës, duket që i është dhënë kartoni i kuq z.Sela. Nga disa burime kemi pranuar informacion që Kryeministri Rama ashpër ka kritikuar Ziadin Selën duke i potencuar faktin që drejtimi i tij politik është i gabuar, duke promovuar “patriotizëm” të rrejshëm lokal, e ndërkohë që tendenca e liderëve dhe partive serioze janë integrimet euroatlantike dhe prosperiteti demokratik, kulturor, ekonomik dhe politik i qytetarëve të R.së Maqedonisë në përgjithësi. Por sipas gjasave edhe pas këtij sygjerimi Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka vendosur të veproj sipas qëllimeve dhe interesave personale, e në kundërshtim të qëndrimeve të Kryeministrit Rama, duke bërë “marrveshjen e famshme” me lëvizjen “Besa” që deri tani ka treguar dhe dëshmuar se dukshëm nuk ka potencijal interes për rrugëtimin euroatlatnik të vendit, por ka çasje pro-lindore.
(BDI-Strugë)