Bëhet virale një foto e David Luizit me një pamje krejtësisht ndryshe

45
fresco

David Luiz po kalon në fazën e fundit të karrierës së tij.

Ai po luan në shtetin e tij, Brazilin më saktësisht te skuadra e Fortalezës.

Por së fundi doli një foto e pazakontë e ish-mbrojtësit të Chelseat, ku në një ndeshje të Kampionatit brazilian, ai duket krejtësisht tjetër nga ai që e njohim të gjithë.

midle

David Luiz u fotografua gjatë ndeshjes me flokët e tij tani shumë më të shkurtra dhe një copë tullace të dukshme në majë të kokës.

Ai do të mbushë 38 vjeç të martën dhe mbështetësit në rrjetet sociale sugjeruan se mosha e tij më në fund e kapi atë, pasi ata mbetën të tronditur nga transformimi i tij.

Të gjithë e njohim David Luizin, për periudhën e tij në Evropë te skuadra si Benfica, Chelsea, PSG dhe Arsenal, ku me “Blutë” e Londrës arriti suksese të mëdha në karrierën e tij ku arriti të fitonte Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/

Comments