Behgjet Pacolli: Reagimi emoacional i ministrit Peci, të jep përshtypjen se akuza është e vërtetë
Kryetari i AAK-së, Behgjet Pacolli, thotë se reagimi “emocional” i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, jep përshtypjen se akuza se ky dikaster i dha padrejtësisht grant 100 mijë eurosh vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli “është e vërtetë”.
Ministër Peci, Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet, ( nese mendon qe nuk janë të vërteta). Reagi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se akuza është e vërtetë”, shkroi Behgjet Pacolli në një postim në Facebook.
Ai i tha ministri të mos reagojë fare nëse akuzat nuk janë të vërteta, duke e marrë një shembull nga vetja.
“Nëse akuzat që janë bërë ndaj teje nuk janë të vërteta, mos reago fare, ashtu siç nuk reagova unë kur ti më quajte publikisht agjent të Putinit dhe Vuçiqit”, shkroi Pacolli.
“Qetësia dhe përmbajtja janë përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza”, shtoi ai.