Behrami: U desh të vijë Edi Rama për t’i treguar vlerat e UÇK-së, vlerat e Hashim Thaçit dhe të krerëve të UÇK-së
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, i cili tanimë është pjesë e listës së PDK-së për deputetë, ka reaguar ashpër pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e mbajti në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Behrami e ka vlerësuar lart fjalimin e kryeministrit Edi Rama dhe ka thënë se kryeministri shqiptar si gjithmonë është një mbështetës i jashtëzakonshëm i Hashim Thaçit i Kadri Veselit dhe krerëve të UÇK-së.
Behrami ndër të tjera ka thënë se edhe ai si kryeministri Edi Rama e kërkon tash e katër vjet një komision hetimor për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Si gjithmonë-një mbështetës i jashtëzakonshëm i Hashim Thaçit i Kadri Veselit dhe krerëve të UÇK-së.
Habia e Edi Rames eshte habi e imja tash e kater vjet.
Ka katër vjet që kërkojmë ngritjen e një komisioni hetues për Gjykatën.
Dhe ne Legjilaturen e re eshte gjeja e pare qe duhet ta bejme.
Sot, shqiptarët e Kosovë duhet të ndihen keq, kokulur. Institucionet e Kosovës duhet të ndihen të poshtëruara.
U desh të vijë Edi Rama për t’i treguar vlerat e UÇK-së, vlerat e Hashim Thaçit dhe të krerëve të UÇK-së.
Edi Rama-zë i fuqishëm në Parlamentin e Shqipërisë.
Edi Rama-zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian.
Edi Rama-zë i fuqishëm në Asamblenë e Këshillit të Evropës.
Edi Rama-zë i fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.