Bekim Qoku: Nuk do ta mbështes asnjë subjekt që do të garojë jashtë VLEN-it

67
fresco

Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni, që është pjesë e VLEN tha se, nuk do të mbështesin asnjë subjekt që do të garojë në zgjedhje lokale jashtë këtij koalicioni që siç tha pa asnjë interes në ekzekutiv dhe pa asnjë anim ndaj ndonjërës nga katër partnerët. Qoku shtoi se kohëve të fundit, partitë që kanë dalë vetë në zgjedhje, ujin e kanë çuar gjithmonë në mullirin e Ali Ahmetit që sipas Qokut, në këtë mulli janë ushqyer vetëm familjarët e liderit të BDI-së dhe një rreth tejet i ngushtë i tij.

“Në historinë e fundit, ne kemi arritur të shohim qartë se partitë që kanë pretenduar të dalin vetë, në fakt ujin e kanë çuar gjithmonë në mullirin e Ali Ahmetit. Me këtë mulli janë ushqyer vetëm familjarët e tij dhe një rreth tejet i ngushtë. Nga ana tjetër, kur janë bashkuar shqiptarët, kjo i ka detyruar armiqtë të nxjerrin kokë e të dalin në pah.

midle

Ali Ahmeti sa herë që ka qenë pjesë e qeverisë, gjithmonë e ka korruptuar elementin shqiptar, sepse, duke e keqpërdorur atë, e ka kthyer nga përbërës politik dhe shtetformues në një mjet për përfitime klanore dhe familjare. Pra nga përfaqësues së një populli në përfaqësues mafioz.

Ne duam të përfaqësojmë progresivisht të gjithë elementin shqiptar në MV, dhe t’i përfaqësojmë bashkërisht dhe jo ndaras. VLEN u krijua në këtë frymë, pati suksesin e parë në këtë frymë dhe duhet të vijojë në këtë frymë.

Si elementi i Vetëvendosjes! në këtë koalicion, me të vetmin rol të ngjitjes dhe përbashkimit, pra pa asnjë interes në ekzekutiv dhe pa asnjë anim ndaj ndonjërës nga katër partnerët, dhe duke ruajtur dhe kultivuar vetëm frymën e unifikimit, nuk do të mbështesim asnjë subjekt që do të garojë jashtë këtij koalicioni”, ka shkruar Qoku.

Comments