Bekteshi: Me 50% do të subvencionohen pajisjet për gaz në vetura
Ministria e Ekonomisë nesër do ta shpallë thirrjen për subvencionim të një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e pajisjeve për funksionimin e LPG-së, metan apo lloj tjetër të karburantit alternativ në automjete.
“Pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e këndej duhet të kryejnë blerje dhe instalim të pajisjes për funksionimin e LPG-së, metanit apo llojit tjetër të karburantit alternativ në automjet. Sipas shpalljes, të gjithë qytetarët që nga nesër do të instalojnë këto pajisjen në automjetet e tyre, do të mund të realizojnë të drejtën e tyre kthimit të 50% e mjeteve për instalim të pajisjes së gazit, por jo më shumë se 18.000 denarë ”, deklaroi Bekteshi.
Për këtë qëllim, nga Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë janë ndarë 11 milionë denarë.
Shpallja do të realizohet sipas parmit “kush arrin i pari, i pari shërbehet”. Do të subvencionohet vetëm një automjet në një familje.