Bekteshi: Mund të lehtësohen masat për dasma

345

Duke u bazuar në situatën epidemiologjike me Covid-19, që sipas tij është stabile, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vlerëson se ka hapësirë që të lehtësohen masat për organizimin e dasmave dhe të ahengjeve tjera.

“Nesër do ta shqyrtojmë këtë çështje dhe në bazë të gjendjes epidemiologjike, e cila është stabile, mendoj se ka hapësirë për të lehtësuar masat për dasmat dhe ahengjeve të tjera”, tha Bekteshi në paraqitjen para mediave para Ministrisë së Ekonomisë, transmeton TV21.

Dasmat tani për tani mund të organizohen me vetëm 100 mysafirë, në ambiente të hapura dhe duke u ndaluar kontakti fizik mes mysafirëve, me çka vallëzimi lejohet në distancë. Në pjesën e brendshme të restoranteve, mund të lëvizin mysafirët dhe dasmorët, por duke mbajtur maska.

Comments