Bekteshi në vizitë zyrtare në Republikën e Ukrainës
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga data 15 deri më 16 qershor 2021 do qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Ukrainës
Ministri Bekteshi do të bashkëkryesoj me Seancën e Tretë të Komisionit Ndërqeveritar Maqedono-Ukrainas për Monitorimin e Marrëveshjes midis Qeverisë Maqedonase dhe Qeverisë Ukrainase për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar, e cila do të mbahet të Mërkurën, më 16 Qershor në Kiev.
Gjatë vizitës, Ministri do të ketë takime bilaterale me Zëvendës Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Ekonomisë të Ukrainës Oleksij Liubçenko, si dhe me bashkë-krysuesin e Komisionit Ndërqeveritar Maqedono-Ukrainas të emëruar nga ana ukrainase, Zëvendës Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Bujqësisë Taras Kaçka.