Benjamin Imeri ngjitet në renditjen botërore, lë pas emra të njohur të boksit!

245
fresco

Ngritja e Imerit në ranglistën botërore duket të ketë entuziazmuar sponsorët e tij, të cilët mësojmë jozyrtarisht se po përgatisin diçka të madhe.

Me 8 fitore në po aq meçe në boksin profesionist, boksieri shqiptar nga Gradeci i Gostivarit, Benjamin Imeri, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e botës së boksit. Në triumfin e fundit më 8 mars në Munih, ai dominoi boksierin venezuelian Espinoza, duke e rrëzuar në tapet pas vetëm 1 minutë e 23 sekondash të raundit të parë.

midle

Fitorja e rradhës e ka ngritur Imerin në vendin e 107 në ranglistën botërore sipas faqes prestigjioze BoxRec, duke lënë pas emra të njohur si John Parker dhe të tjerë me përvojë. Kjo është një arritje e madhe për një sportist të ri, që me punë dhe përkushtim po hap rrugën drejt elitës botërore.

Burime të Sportmania bëjnë të ditur se Imeri dhe ekipi i tij janë duke u përgatitur për një hap të madh në karrierë. Sponsorët e tij, kompania gjigande me veprim në Zvicër, Global Immobilien me në krye me haxhi Muhamed Tairin dhe djemtë e tij Zijadinin dhe Elhamin, që janë njëherazi edhe dajallarët e boksierit, po e mbështesin pa kursim në çdo aspekt të zhvillimit të tij profesional.

“Jam shumë i entuziazmuar të vazhdoj me punë të fuqishme. Sponsorët më ofrojnë gjithçka që kam nevojë, kujdesen për çdo detaj dhe unë do jap gjithçka t’ua kthej me suksese. Jemi të fokusuar për të arritur majat, kam qëllime të mëdha. Do jap gjithçka nga vetja që të hyj në histori”, deklaroi Benjamin Imeri për portalin, Sportmania.

Comments