Një shtetas zviceran është arrestuar në Beograd, pasi raportohet se e ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq.
Ai tha se policia në Beograd e ka arrestuar zviceranin, “i cili në cep të rrugës ‘Takovska’ dhe sheshit ‘Nikola Pashiq’ ka shfaqur simbolin e Shqipërisë së Madhe – shqiponjën dykrenare, ndërsa është në kërkim një person tjetër që e ka fotografuar”, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ai ka thënë se edhe personi i dytë është identifikuar si G. V. (33 vjeç), shtetas zviceran ndërsa ka bërë të ditur se puna e mëtutjeshme vazhdon për këtë rast.