BEQIRI: LDK-SË I DHEMB QË PËR TRI VITE NUK IU LEJUA RATIFIKIMI

399
fresco

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri tha se këtij subjekti po i dhembë fakti se për tre vjet resht është penguar për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin, shkruan rtv21.tv

“Neve po na dhembë diçka tjetër, që për tre vjet jemi penguar në mënyrë të dhunshme edhe për me procedua në Kuvend. Përsëri ne nuk kemi ndërruar mendim. Po të ishte hakmarrje ne i thojmë nuk e votojmë hiq. Në asnjë rrethanë nuk është inat politik”, tha Beqiri.

midle

Ai tha se opozitarët duhet të merren me Vetëvendosjen, e cila sipas tij, as që merret me këtë punë.

“Pse nuk merren më shumë me Vetëvendosjen e cila as që merret me këtë punë. Gjithmonë janë mësua se LDK-ja është parti e cila është parti e sigurisë, e institucioneve që i ndihmon këtij vendi dhe tash nëse mendohet se që gjithmonë LDK-ja duhet edhe kur është gabim, me u tërheqë këtë nuk po mund ta bëjmë se është kontradiktore”, shtoi Beqiri.

Comments