Berberi ‘i pret’ veshin, 10-vjeçari kërkon mamin (VIDEO)

402

Një berber në Florida është bërë viral pasi një djalë 10 vjeç ra në kurthin e tij. Jude Sannicandro, pronar i ‘Hair Medics’ përdori një vesh me gjak fals për të bindur klientin Vito DiPalma se është prerë.

Ai bëri sikur ia preu veshin aksidentalisht pasi u tmerrua nga një mushkonjë e madh që qëndronte në tavolinën e punës.

Vito u tmerrua kur pa se nga veshi i tij po dilte gjak, ndonëse ishte kurth në formë hakmarrjeje për klientin e tij të preferuar.

Sannicandro ka qenë berberi i famljes për dekada dhe bën shpesh shaka të tilla me Vito, por këtë herë ishte vërtetë i frikësuar nga mushkonnja false.

“U frikësova shumë sepse atë mëngjes ishte një mushkonjë e tillë reale në tualetin tonë. I thashë Vitos që ta heqë, por ai tha se është shumë i madh për të qarë”, tregoi berberi.

Kështu ngriti kurthin me lejen e prindërve, por 10-vjeçari u qetësua dhe buzëqeshi kur kuptoi se është shaka.

Comments