Berisha: Nuk është sovranitet me pi kafe me 200 policë në veri

66

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka folur lidhur me situatën në veri të vendit.

Ai u shpreh se nuk ka sovranitet dhe sundim të plotë të ligjit në veri të vendit.

“Nuk e ka idenë se çfarë është sovraniteti. Vetëm nëse e memoriozon se e ka atë sindromin savant. Sovraniteti nuk është pse ti shetit lirshëm në një territor të shtetit tanë ose që pin kafe dhe nja 200 policë të njësive speciale të sigurojnë ty”, ka thënë Berisha në kanal10.

Tutje, Berisha ka thënë se pushteti po abuzon me Policinë e Kosovës për të treguar sovranitet në veri./Indeksonline/

Comments