Bërns: Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet për të filluar negociatat me BE-në
E ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, kështu deklaroi sot ambasadorja e SHBA-vë në vendin tonë Kate Marie Bërns.
“Ne besojmë se ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në Evropë dhe se procesi do të vazhdojë dhe do të realizohet”, tha Bërns për të shtuar se SHBA janë të zhgënjyera që Maqedonia e Veriut nuk i filloi negociatat me Bashkimin Evropian në qershor.
“Ne, jemi të zhgënjyer që Maqedonia e Veriut nuk i filloi negociatat paraqasëse me Bashkimin Evropian dhe ne vazhdimisht dërgojnë porosinë se Maqedonia e Veriut është e përgatitur dhe i ka përmbushur kushtet që janë të nevojshme për anëtarësim në BE”, tha Bërns.