BESA bëri publike kandidatët për Ministra dhe Zv/Ministra në Qeverinë e re!

257

Kuvendi i Lëvizjes Besa, të enjten, ka mbajtur takimin e 10-të ku është biseduar për prioritetet dhe angazhimet e kuadrove partiak gjatë Qeverisë së ardhshme dhe njëzërit ka zgjedhur kandidatët për funksionet shtetërore në Qeverinë e re, që duhet të votohen nga Parlamenti.

-Fatmir Limani kandidat për Ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj

-Besar Durmishi për Ministër për Ekonomi dhe Punë

-Sedat Sulejmani është kandidat për Zv/Ministër për Kulturë dhe Turizëm.

Gjatë diskutimit, Kuvendi I Lëvizjes Besa, njëzëri konstatoi se përfaqësuesit partiak në Kuvend dhe ekzekutiv do të përkushtohen për tri pikat më prioritare të programit qeveritar.

-Lufta kundër krimit dhe korrupsionit

-Realizimi dhe implementimi i kushteve për integrim të vendit në BE

– Zhvillimi ekonomik I vendit./tvklan.mk/

Comments