Besnik Emini i përgjigjet VLEN-it: Me falsifikime nuk do të nënshtrohemi ndaj servilizmit tuaj

86
fresco

Gjenerali Besnik Emini ka reaguar ndaj akuzave të VLEN-it lidhur me një dokument të Armatës nga viti 2001, duke i quajtur shpifje pretendimet e këtij të fundit. Emini thekson se nuk do të pranojë në asnjë mënyrë padrejtësitë dhe se nuk do të nënshtrohet ndaj tyre.

Ja reagimi i plotë e Eminit:

Ditëve të fundit po qarkullon nëpër media elektronike një dokument i falsifikuar nga kuzhina e dostallarëve të shërbimeve sekrete të ndihmuar nga “shqipëfolësa”, të cilët udhëhiqen nga interesat individuale me benefite materiale.

Ju drejtohem me plot përgjegjësi para Zotit, Kombit dhe ligjit që Besnik Emini asnjëherë nuk ka punuar e vepruar kundër popullit shqiptarë, e aq më tepër me vra dhe dërgu proektila ashtu siç pretendojnë disa eksponentë të një subjekti politik!

Në kohën e konfliktit 2001, në armatë kemi qenë të punësuar rreth 50 eprorë dhe afër 1500 regrutë në shërbim të armatës.

Mosndërprerja e marrëdhënies së punës nga ana jonë ka qenë nën direktivat e subjektit politik shqiptar dhe interesit kombëtar.

midle

Ashtu sikurse edhe pjesëtarë të tjerë të armatës, gjen. AN, i posaprodhuari gjeneral L.N (nga kjo përbërje politike qeveritare) kol B.V, kol FB, kol FA… (kërkoj ndjesë që nuk po i përmend të gjithë), poashtu edhe bashkëshorti i zëvendësministres së Mbrojtjes edhe të tjerë, neve pasi nuk ndërpremë marrëdhënien e punës, të gjithë qenkemi “branitella”?

Për të gjithë, me ndihmën e softverëve – programeve të ndryshme, do të fabrikoni dokumente të rrejshëm dhe do të publikoni nëpër rrjetet sociale apo vetëm në mënyrë selektive për ata eprorë që nuk mendojnë si ju dhe nuk iu nënshtrohen servilizmit dhe dorëputhjes tuaj për ti realizuar politikat kadrovike hakmarrëse ndaj eprorëve që mendojnë ndryshe???

Apeloj deri tek subjekti politik që momentalisht është pjesë e qeverisjes, të merret me punë që do ti avancojë proceset, marrëdhëniet mes popullit dhe jo të nxisë përçarje dhe degradim, se do të mbajnë përgjegjësi kombëtare në historinë e popullit tonë!

NEVE jemi aq në armatë dhe asnjeherë nuk kemi bërë ndarje në bazë të përkatësisë politike ose afërsisë farefisnisnore me të zgjedhurit e popullit në Qeveri.
Eprorët dhe anëtarët e armatës janë “aset kombëtar” dhe assesi nuk duhet përfshirë në “debatet-lojërat ditore politike” të subjekteve politike!

Shkarkimi im nga pozita e komandantit të Komandës operative ishte një veprim i përshpejtuar, mirëpo koha do të deshmojë dhe nuk duhet të reflektojë dhe nxit urrejtje degradim dhe përçarje!

Kërkoj që portalet (pa marrë parasysh nga cila palë janë të menaxhuara) dhe individët që shperndajnë dhe postojnë gjëra të pavërteta – të kerkojnë falje publikisht dhe ti terhjeqin ato lajme, gënjeshtra, foto-false që i publikojnë – në të kundërtën do të përballen me drejtesinë e Zotit, Kombit, Kanunit dhe Ligjit.

Comments