Biden fton presidentin e Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

501

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ftoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, të vizitojë Shtëpinë e Bardhë këtë verë.

Biden e bëri ftesën gjatë një bisede telefonike me Zelenskiyn, tha këshilltari i tij për siguri kombëtare, Jake Sullivan.

Në një postim në Twitter, Zelenskiy tha se “pret me padurim” vizitën, për të diskutuar mënyrat e “zgjerimit të bashkëpunimit strategjik” midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.

Biseda e dy liderëve u zhvillua përpara udhëtimit të presidentit amerikan në Evropë, i cili do të kulmojë me një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, më 16 qershor në Gjenevë.

Para takimit me Putinin, Biden zotohet për forcimin e raporteve me vendet demokratike
Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë mbështet një lëvizje separatiste në lindje të Ukrainës.

Ukraina varet shumë nga mbështetja e SHBA-së dhe dëshiron t’i bashkohet NATO-s, gjë të cilën Kremlini e kundërshton fuqishëm.

Zyra e Zelenskiyt tha se gjatë bisedës telefonike, Biden theksoi rëndësinë për t’i siguruar Ukrainës një Plan të Veprimit për Anëtarësim në NATO.

Top Channel

Comments