Biden: Një arritje e madhe! / Presidenti feston udhëzimet e CDC për heqjen e maskave nga të vaksinuarit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, festoi udhëzimet e reja nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që deklaroi se njerëzit e vaksinuar plotësisht, nuk kanë më nevojë të veshin maska në shumicën e vendeve, brenda dhe jashtë.
Agjencia amerikane deklaroi gjithashtu se njerëzit e vaksinuar me regjimin e plotë me 2 doza, nuk do të kenë nevojë të distancohen fizikisht, me shpresën që udhëzimet e reja të nxisin amerikanët për t’u vaksinaur.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ishte përballur me kritika, madje edhe nga zyrtarët e shëndetit publik, pasi ka qenë shumë e kujdesshme me udhëzimin. Kritikët kanë thënë se njerëzit duhet të shohin disa përfitime nga vaksina, duke u rikthyer në jetesën normale.